Lajme

Arben Vitia jep lajmin e madh, ja çfarë vendimi ka marrë!

Vitia: Nga 4 maji qytetarët kanë të drejtë të qarkullojnë 90 minuta në ditë!

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në “Rubikon” ka thënë se nga 4 maji do të filloj zbutja e masave, shkruan IndeksOnline.

Vitia ka bërë të ditur se nga 4 maji nuk do të hiqet tërësisht kufizimi i lëvizjes së qytetarëve, ata do të kenë të drejtë të qarkullojnë 90 minuta në ditë në periudhën 10:00 deri në 16:00.

Vitia tha se në fazën e tretë do të kenë liri qytetarët të lëvizin më shumë.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se fazat do jë jenë nga dy javë. Ai bëri thirrje që qytetarët të mos relaksohen nga lirimi i masave por të vazhdojnë të respektojnë udhëzimet e Ministrisë.

“Vetëm një pjesë e vogël e qytetarëve nuk kanë respektuar masat duke bërë që infeksioni të shpërndahet sikur është rasti në Pejë, në Gjilan, në Malishevë, por bëj thirrje që të mos relaksohen pas lirimit të masave.

Lirimi i masave do të bëhet në disa etapa, në fillim koha e qytetarëve kur do të dalin nuk do të jetë shumë më e gjerë se është tani, kjo orë do të dyfishohet.

Dy hërë në 90 minuta në periudhën që nga ora 10:00 deri në 16:00 të kenë mundësi të dal dy herë në ditë.

Nuk do të ketë më orar me rotacion por një orar strikt.

Disa bizense po ashtu do të lirohen që ndikonë drejtëpërdrejtë në gjepin e qytetarëve dhe në mbushjen e arkës së shtetit. Ndërtimtaria dhe tregtia me pakicë do të fillojnë veprimtarinë nga 4 maj. Nga 4 maj deri më 18 maj është faza e parë e heqjes.

Ndërsa në fazën e dytë kemi vendosur që liria e lëvzijes së qytearëve do të vendoset nga rekomandimi i IKSHPK-së”, ka thënë ai./IndeksOnline

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button