Lajme
Arbërie Nagavci flet në emër të Vjosa Osmanit

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga VV, Arbërie Nagavci ka thënë se nuk do ta drejtojë seancën e sotme, dhe se është e lumtur që pjesë e ktij turpi siç e ka quajtur ajo, nuk do të bëhet pjesë e as Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Metro.
Nagavci për T7 ka thënë se seanca e sotme është seancë e turpit dhe se nuk pranon që të bëhet pjesë e një skenari të tillë.
“Kjo seancë është seancë e turpit, dhe unë jam e gëzuar që zonja Osmani nuk do të bëhet pjesë e këtij turpi. As unë s’mund të jem pjesë e këtij skenari të trupshëm”, ka thënë Nagavci.
Ndryshe, Vjosa Osmani më herët deklaroi se në seancë do të merret vesh nëse do ta drejtojë ose jo.