Lajme

Armend Zemaj ia jep dy urdhëra Albin Kurtit dhe i kërkon t’i zbatojë menjëherë




Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti ta shkarkojë ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ish-ministri i Shëndetësisë në seancën e parë të Kuvendit në sesionin vjeshtor, tha se ministri Vitia ia ka ikur përgjegjësisë dhe është treguar skandaloz në menaxhimin e pandemisë COVID 19.

“Njerëzit e papërgjegjshëm nuk mund ta pranojnë përgjegjësinë, ky ministër i Shëndetësisë u tregua shumë i papërgjegjshëm, nuk e pranoi përgjegjësinë, por e pranoi gabimin. E gabimi kushton, këtë gabim do të duhej ta merrte për bazë edhe vetë kryeministri me shkarkimin e këtij ministri të Shëndetësisë që u tregua skandaloz në rajon dhe mbarë Evropën. E bëri Kosovën vendin më të tmerrshëm në ranglistat botërore në listat e zeza duke shndërruar Kosovën me 40 minutësh të vdekjeve dhe pa asnjë fije dyshimi u zhduk në javën kryesore dhe të rëndë ku kishim 36 vdekje të qytetarëve. I nderuar kryeministër ky ministër është treguar i papërgjegjshëm dhe duhet ta shkarkoni dhe të kërkoni falje publike neve dhe gjithë familjarëve që kanë humbur jetën nga masat dhe mos mbikëqyrja e masave”, tha ai. /KP/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button