Lajme

Arrestohen 21 persona pasi dolën në rrugë në orën e ndaluar të tyre

Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 21 persona të cilët kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat shëndetësore gjatë pandemisë, shkruan IndeksOnline.

Të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës por të njejëtit janë liruar në procedurë të rregullt.

Sipas të dhënave nga PK 9 persona janë arrestuar nga Prishtina dhe 7 nga komuna e Prizrenit, transmeton IndeksOnline.

Kujtojmë se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të lëvizin nga 90 minuta dy herë në ditë, në bazë të orarit që ka përcaktuar Ministria e Shëndetësisë sipas numrit të parafundit në letërnjoftim./IndeksOnline/

Back to top button