Lajme

Arrestohen dy persona për vrasje në tentativë në këtë komunë të Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten se ka arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me rastet “vrasje e rëndë në tentativë, mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve si dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Sipas njoftimit, rasti kishte ndodhur më 14 prill të këtij viti në Drenas, ku pas hetimeve intensive është arritur të identifikohet njëri prej personave të dyshuar të përfshirë në rast, i cili ka qenë në kërkim policor.

“Pas identifikimit të tij, me datën 22.04.2020 rreth orës 15:30 i dyshuari I. L., është paraqitur dhe intervistuar në polici në prezencë të avokatit të tij, më ç ’rast është dorëzuar edhe një armë, një karikator me katër fishekë, si dhe është treguar vend ndodhja e veturës së dyshuar e cila është konfiskuar” , thuhet ne njoftim.

Policia njofton se hetimet kanë rezultuar se në rast është përfshirë edhe personi i dytë i dyshuar Xh. Z., i cili është intervistuar nga zyrtarët policorë në preni të avokatit.

Sipas komunikates, edhe në këtë rast në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një armë, një karikator dhe tre fishekë.

Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes./Objektiv

Burimi

Back to top button