Lajme

Arrestohet Drejtori i Spitalit të Ferizajt, dyshohet se mbushte veturën naftë me pare të shtetit

Është arrestuar Drejtori i Spitalit të Ferizajt.

Këtë e ka njoftuar Prokuroria Themelore në këtë komunë duke bërë të ditur se ndalimi i tij është bërë nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, shkruan lajmi.net.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se pas një hetimi një mujor nga ana e Prokurorisë, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar të dyshuarin H.G., në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pzoitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se H.G., si Ushtrues i detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke e furnizuar veturën e tij private me derivate të naftës në kuadër të tenderit të paraparë për Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, do të vendos për procedurat e mëtejme hetimore.

Mjeku shqiptar habitë botën: Ja çfarë i pret të gjithë njerëzit e prekur nga COVID-19

Mjeku shqiptar, Albert Troçi ka folur për dëmet që shka kton sëmundja COVID-19 tek jeta e pacientëve, të cilët janë infektuar.

Mjeku shqiptar në Milano që po lu fton në vijën e parë të frontit kundër koronavirusit, Albert Troçi, shprehte se teksa Italia po bëhet gati të kalojë në fazën e dytë të ‘lu ftës’ kundër koronavirusit, Shqipëria duhet të ketë shumë kujdes me procesin e hapjes.

“Po bëhemi gati të dalim në fazën e dytë.

Duhet të dalim patjetër dhe të gjejmë një strategji.

Tani fazat janë të qarta, po bëhen shumë teste dhe si do të nisë hapja.

Hapja duhet të jetë me një vëzhgim shumë të lartë, duhet të shikohen kurbat për të mos pasur një god itje të dytë nga rihapja”, u shpreh Troçi.

Ashtu si Italia dhe Shqipëria po bëhet gati për hapjen graduale, po sa rre zikon?

“Shqipëria pati fatin se pa se ç’ndodhi në Itali dhe arriti që të bllokonte zinxhirin e inf eksionit.

Si në Itali dhe vende të tjera numri i të infe ktuarve reale është më i lartë se ai që testohen, që pasqyrohen në testet zyrtare.

Nuk është thjeshtë fakti që të kesh respirator, nuk do të thotë se i zgjidhe të gjitha.

Se të kesh një pacient në terapi itensive duhet të kesh një mjek dhe dy infermier të specializuar.

Pra është edhe numri i personave të specializuar.

Një terapi intensive është shumë e vështirë për t’u trajtuar”, tha ai.

Nisur nga hipoteza e kri tikut të njohur italian të artit Vittorio Sgarbi se virusi është një mashtrim dhe se njerëzit kanë vde kur me COVID dhe jo nga COVID-i, Troci tha:

“Që virusi është real, unë e prek me dorë se komplet spitali është me pacientë. Virusi ekziston.

Këtë nuk mund ta lëvizim.

Nga ka dalë? Është virus natyror, se po të ishte në laborator do të kishte një shenjë në Kodin Gjenetik, kjo do të dukej nga ekspertët.

Pastaj a ka dalë apo jo nga laboratori këtë nuk mund ta themi.

Tani nuk mund ta bëjmë këtë analizë. Që virusi nuk është bërë në laborator është i sigurt, vjen nga një specie në një tjetër”, tha ai.

Por sa për qind e atyre që kanë vdekur kanë ndërruar jetë vetëm nga COVID pa sëmundje të tjera shoqëruese?

“Kjo është një pyetje e vështirë mund t’u them që nëse këto pacient nuk do të kishin pasur koronavirus.

Sipas një studimi në Skoci,u tha se pacientët që kanë hasur koronavirusin humbur nga 2-12 vite jetë”.

Një koment ai e kishte edhe për mjekët shqiptarë që shkuan në Itali.

“Unë punoj në Milano, në spitalin tim nuk kemi pasur janë dërguar në zonën që kishte një kr izë totale, Bergamo dhe Breshia. Unë nuk kam pasur mundësi.

Ditën që erdhën telefoni im ishte plot me mesazhe nga kolegët që më uronin dhe falënderonin për këtë gjest dhe kjo na bën të lumtur dhe na bën krenarë me vendin”, u shpreh Trocci.

Por sa mundësi ka që këtë verë të bëjmë plazh?

“Mjekët në Itali me urdhër nuk mund të marrin lejen normale.

Por na ana tjetër besoj se këtë vit do të dalim, sektori më i prekur është turizmi, plazhe dhe po mundohen të gjejnë strategjinë, do të jetë e vështirë, normaliteti i ri do të na mësojnë si të sillemi.

Ne si njerëz kemi ndryshuar mentalitetin tonë.

Shpresoj që me ardhjen e verës të ulet numri i rasteve dhe ajo që do të ishte diçka e bukur do të ishte sikur ndodhi me 2002 SARS-in që të zhd ukej vetvetiu.

Nga të dhënat që kemi, nuk është e vërtetë se virusi është bërë më i butë, por trajtimi që i bëjmë”, tha ai.

Me qëllim të parandalimit të infektimit dhe mbrojtjes nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të cilëve e kanë kaluar COVID-19 në muajt e fundit që të vaksinohen me vaksinën kundër COVID-19.

Të dhënat shkencore sugjerojnë se ata që e kanë kaluar COVID-19, mund të vaksinohen dy javë pas shërimit.

“Imuniteti natyral i fituar nga kalimi i sëmundjes vjen duke u dobësuar me kohë dhe për më tepër, jo të gjithë ata që e kalojnë COVID-19 fitojnë imunitet të mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga ri-infeksioni.

Prandaj, me qëllim të parandalimit të ri-infeksionit, MSh u bën thirrje këtyre qytetarëve që të vaksinohen”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë thekson se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet.

Në të njëjtën kohë, MSh u bën thirrje të gjithë qytetarëve që krahas vaksinimit, t’i zbatojnë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor. /Telegrafi/

Probabiliteti që duhanpirësit të përfundojnë në spital për pasojat e COVID-19 është 80 për qind më i lartë se tek jo duhanpirësit, dhe ata kanë shumë më shumë gjasa të vdesin nga pasojat e sëmundjes në krahasim me jo duhanpirësit.

Studimi, i kryer nën drejtimin e shkencëtarëve nga Oksfordi, është i pari që analizon të dhënat vëzhguese dhe gjenetike mbi pirjen e duhanit dhe coronavirusin.

Deri më tani, thonë ekspertët, ka pasur të dhëna kontradiktore mbi masën në të cilën pirja e duhanit ndikon në shtrimin në spital për virus, raporton theguardian.

Numri i njerëzve që morën pjesë në studim ishte 412,469 njerëz. Midis tyre, 1,649 persona rezultuan pozitivë për coronavirus, 968 u shtruan në spital dhe 444 vdiqën.

Shumica, ose 57 për qind e pjesëmarrësve të përgjithshëm të studimit, nuk kishin pirë kurrë duhan, 37 për qind ishin ish-duhanpirës dhe 4 për qind e pjesëmarrësve të studimit kishin pirë duhan gjatë studimit.

Midis këtyre të fundit, shumica ose 71 për qind e pjesëmarrësve të studimit ishin duhanpirës të moderuar (deri në 19 cigare në ditë), dhe 29 për qind e mbetur ishin duhanpirës të fortë (20 ose më shumë cigare).

Studimi gjithashtu tregoi se njerëzit që pinë një deri në nëntë cigare kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin nga COVID-19 sesa jo duhanpirësit, dhe ata që pinë 10 deri në 19 cigare kanë gjashtë herë më shumë gjasa të vdesin.

Tek duhanpirësit e rëndë rreziku është edhe më i lartë. /Telegrafi/

Shumë qytete në Evropë kanë protestuar të shtunën kundër shtrëngimit të masave kundër COVID-19.

Protesta kundër kufizimeve pati në Austri, Zvicër, Kroaci, Itali, Irlandën Veriore dhe Holandë.

Protestuesit u mblodhën kundër kufizimeve të coronavirusit dhe kartave të detyrueshme për COVID-19 të kërkuara në shumë vende evropiane për të hyrë në restorante, tregje Krishtlindjesh ose ngjarje sportive, si edhe kundër vaksinimeve të detyrueshme.

E protesta kundër masave të reja shtrënguese në Kosovë kanë paralajmëruar edhe bizneset, shkruan Telegrafi.

Ata kanë thënë se respektimi i masave nuk është bërë as nga partitë politike në zgjedhjet që u mbajtën këtë vit.

Kryetari Odës Hoteliere dhe Turizmit, Fadil Sogojeva, tha se respektimi i masave nuk është bërë nga partitë politike nuk do të bëhet as nga bizneset.

“Ne kemi reaguar edhe më herët dhe po presim që këto masa të largohen, sepse nuk ka arsye.

Vet fushata elektorale e ka bërë të vetën, atëherë kur vetë ata nuk i kanë respektuar masat, atëherë as ne nuk kemi arsye t’i respektojmë, prandaj kërkojmë që të merren me këtë punë dhe të lirohen masat.

Sot e kemi mbajtur kuvendin e punës ku kanë marrë pjesë mbi 120 delegatë, prandaj sot jam më i fuqishëm, prandaj edhe nëpërmjet organeve ne do të mundohemi që t’i realizojmë kërkesat tona”, tha ai.

Bizneset kanë paralajmëruar se nëse nuk lirohen masat nuk do t’i ndalojnë protestat para Qeverisë.

Kujtojmë se së fundmi në Kosovë janë konfirmuar edhe rastet e para me variantin e ri të coronavirusit Delta Plus.

Në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar vetëm 7 raste të reja pozitive, kurse është raportuar edhe 1 rast i vde.kjes.

Kurse nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.604.907 doza të vaksinës.

Deri më sot 755.654 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button