Lajme

Arrestohet ish-drejtuesi i një kolegji privat, dyshohet se kanosi një person

Avni Mazreku, sh-drejtori i kolegjit “ISPE”, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Ai u arrestua pasi dyshohet se ka kanosur një person përmes mesazheve gjatë ditës së djeshme.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës.

“Më, 17.04.2020 rreth orës 23:45, policia është njoftuar nga një ankues për një kanosje ndaj tij nga një i dyshuar përmes mesazheve telefonike. Më 18.04.202 i dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i njëjti ndalohet dhe dërgohet në qendrën e mbajtjes”, ka thënë Krasniqi.

Mazreku është arrestuar sot rreth orës 14:00. Atij i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Burimi

Back to top button