Lajme

Arrestohet militanti i VV’së në Pejë: Bëri thirrje për djegien e Parlamentit dhe rezistencë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte është arrestuar një person në Pejë, pasi që ka bërë thirrje për rezistencë, ku edhe ka kërkuar që Parlamenti i Kosovës të digjet.

Metro merr vesh së një militant i Vetëvendosjes është arrestuar në Pejë pas thirrjeve për ‘Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘Rezisten’.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar pasi që i njëjti në rrjetin social Facebook, ka postuar një fotografi me postimin “Parlamenti duhet të digjet. Njerëzit me shumë se për një ndërtesë kanë nevojë për shpresë”.
Kjo thirrje e tij vjen pasi vet zyrtarët dhe këshilltaret e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti kanë ftuar për rezistencë dhe të dalin në protesta.

Vet lideri i VV’së, Albin Kurti ka thënë se dje se as nuk mund t’i ndalon dhe as nuk dëshiron t’i ndalon protestat që po organizohen nga aktivistët e VV’së.

Kujtojmë se para pak ditësh nga një vendim kontrovers dhe krye në veti, ushtruesi i detyrë së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, pa asnjë rekomandim ka dhënë urdhër që të hiqen rrethojat e objektit para Qeverisë.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës për arrestimin dhe intervistimin nga prokuroria.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pas që i njëjti në rrjetin social facebook, ka postuar një foto dhe postuar shkrimi “Parlamenti duhet të digjet. Njerëzit me shumë se për një ndërtesë kanë nevojë për shpresë”. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregull”.//gazetametro.net

Burimi

Back to top button