Lajme

Arrestohet prishtinasja, ja çka i bëri bashkëshortit të saj

Një grua nga Prishtina është arrestuar për veprën “dhunë në familje”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në ora 12:00 në Prishtinë është arrestuar një grua për veprën “dhunë në familje”.

Sipas njoftimit e njëjta pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin e saj, e kishte sulmuar fizikisht atë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia ka bërë të ditur se, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Burimi

Back to top button