Lajme

Ata që jetojnë në shtëpi nuk duhet të grumbullohen as në oborre

Pas dy ditëve të ftohta, nga nesër temperaturat sërish do të shënojnë ngritje.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën dhe enjten, vranësirat do të zhvendosen në drejtim të juglindjes për t’u zëvendësuar me rreze dielli.

Me shtrëngimin e masave për lirinë e lëvizjes, qytetarët u mbetet vetëm një orë e gjysmë në ditë që të dalin dhe të kryejnë obligimet e tyre. Pjesa më e madhe, natyrisht ata që jetojnë në shtëpi, do ta kalojnë në oborre duke shijuar rrezet pranverore.

Mirëpo, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë thirrje qytetarëve të mos qëndrojnë në grumbuj qoftë edhe në oborret e shtëpive.

“Edhe kur dilni në orët e përcaktuara të lëvizjes, ju lutemi të respektoni masat e distancimit fizik dhe të mos qëndroni në grumbuj qoftë edhe në oborret e shtëpive tuaja apo para hapësirave tregtare dhe sporteleve, që të mos rrezikoni veten dhe familjet tuaja”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

Kujtojmë se numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë ka shkuar në 387, 66 persona janë shëruar gjersa 9 kanë vdekur.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button