Lajme

Automatiku nga Gjakova gjobitet me 150 euro sepse voziti biçikletën në rrugë njëkahëshe

Automatik Berisha nga Gjakova u gjobit sepse voziti biçikletën në rrugë njëkahëshe.

Emrin e ka Automatik. Atij të martën derisa po kalonte përgjatë rrugës Nënë Tereza në Gjakovë, i ndodhi një gjë e pazakontë.

Policia e ndaloi duke i kërkuar që të kthehej mprapa, pasi rruga ishte për qarkullim njëkahëshe.

Automatik Berisha refuzoi të kthehej sepse ai po qarkullonte nëpër trotuar njëjtë si shumë çiklistë tjerë.

Për pasojë, pasi u dërgua në stacion policor mekaniku u gjobit me 150 euro.

Këtë gjobë ai refuzon ta paguajë.

Në raportin policor për këtë rast, konfirmohet gjoba prej 150 eurosh ndaj Automatikut.

Ndërkohë Automatik Berisha tha se rastin do ta dërgojë në Ispektoratin Policor të Kosovës.

Back to top button