Autoriteti i Aviacionit Civil vjen me një njoftim të rëndësishëm në lidhje me hapjen e Aeroportit të Prishtinës

Autori i Aviacionit civil ka ardhur me një njoftim të rëndësishëm në lidhje me fillimin e fluturimeve.Autoriteti i Aviacionit Civil, në koordinim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse janë duke bërë vlerësimet dhe përgatitjet e duhura për hapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për fluturime ajrore.
“Pritet vlerësimi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në lidhje me situatën aktuale shëndetësore me COVID-19 dhe në momentin e një rekomandimit pozitiv nga ky Institut,
Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Ministrinë e Infrastrukturës do t’i propozojnë për vendimmarrje Qeverisë hapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për fluturime të rregullta” thuhet në njoftim raporton Gazeta Blic.