Lajme

Avdullah Hoti bëhet gati për Kryeministër, ka disa fjalë për deputetët

Avdullah Hoti, që është nominuar për kryeministër nga partia e tij LDK, përmes një postimi tregoi se sot ishte organizuar një takim i Grupit Parlamentar të LDK’së në të cilin ishte diskutuar Programi Qeverisës, shkruan Gazeta Metro.

Sipas Hotit, takimi ishte shumë përmbajtësor dhe tha se deputetët do kenë shumë punë për miratimin e ligjeve për zbatimin e masave për rimbëkëmbje ekonomike.

“Deputetët do të kenë shumë punë që në ditët e para të Qeverisë së re për të miratuar ligjet për zbatimin e masave për rimëkembje ekonomike”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Ky është postimi i plotë nga Hoti:

”Sot e diskutuam Programin Qeverises me Grupin Parlamentar, nje diskutim shume permbajtesor.
Deputetet do te kene shume pune qe ne ditet e para te Qeverise se re per te miratuar ligjet per zbatimin e masave per rimekembje ekonomike.”

Back to top button