Lajme

Avokati i VV’së, Tomë Gashi ka disa fjalë për Edi Ramën: Kryeministër, nëse të duhet avokat më ke në dispozicion

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këto ditë ka qenë i përfshirë në një debat me zyrtarë të Qeverisë Kurti. E pikërisht avokati i partisë që drejtohet nga shefi i ekzekutivist në Kosovë, Tomë Gashi, siç duket po e përkrah Ramën.

Të paktën kështu duket në një koment në rrjetin social Facebook, ku Gashi thotë se është në dispozicion për Ramën.

“Nëse të ‘duhet’ avokat më ke në dispozicion zoti Kryeministër Rama!”, ka shkruar Gashi.

Ndërkaq, Rama ditë më parë ka pasur një debat të ashpër me aktivstin Rron Gjinovci, i cili njihet si përkrahës i VV’së.

Përveç tij, përmes shkrimeve në rrjete sociale ai është kundërshtuar edhe nga Albin Kurti e Haki Abazi, për rrëzimin e Teatrit Kombëtar në Shqipëri.

Back to top button