Lajme

‘Babë jam pa fjalë’: Djali i dëshmorit Ahmet Kaçikut, i mllefosur me krerët e shtetit që s’i përmenden 10 dëshmorët e UÇK’së në Reçak

Festim Kaçiku, djali i Komandantit të Brigadës 161 Ahmet Kaçiku, (i cili ra duke luftuar pak ditë pas masakrës së Reçakut), është shpehur i mlleforsur pasi krerët e shtetit nuk përmendën fare, Ahmet Kaçikun dhe bashkëluftëtarët e tij, në një ceremoni të organizuar në përkujtim të 45 viktimave të kësaj masakre, shkruan Gazeta Metro.

Day Travel
Festim Kaçiku ka reaguar pasi dje më 15 janar janë bërë 23 vjet nga Masakra e Reçakut, ndërsa liderët e vendit, Vjosa Osmani, Albin Kurti e Glauk Konjufca, të cilët morën pjesë në ceremoninë e organizuar në përkujtim të 45 viktimave të kësaj masakre, nuk u kujtuan ta lartësojnë veprën e Komandant Ahmet Kaçikut.

“Babë, po të drejtohem ty, sot 23 vite pas asaj masakre makabre, nuk përmendet sakrifica jote e bashkëluftëtarëve të tu, që ranë nga 15 Janari deri më 19 Janar të vitit 1999 duke mbrojtur kufomat e duke mos e lejuar shtetin serb që ta mbulonte krimin e bërë”, ka shkruar ndër të tjerash Festimi.

Festim Ahmet Kaçiku

Ky është reagimi i tij i plotë:

23 vite nga masakra e Reçakut, 23 vite dhimbje, mall e luftë për të mos e harruar atë që kishte ndodhur. Pikërisht në këtë datë u masakruan 45 civil ndër ta, burra, gra, pleq e fëmijë. Po në këtë datë të përgjakshme, Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi mbi 10 ushtarë të saj. Reçaku i lavdishëm i tregoi botës se çfarë tmerri po ndodhte.

Sot, 23 vite pas atij tmerri, më vjen keq që nuk ka të paktën një shkrim nga krerët e shtetit. Babë, po të drejtohem ty, sot 23 vite pas asaj masakre makabre, nuk përmendet sakrifica jote e bashkëluftëtarëve të tu, që ranë nga 15 Janari deri më 19 Janar të vitit 1999 duke mbrojtur kufomat e duke mos e lejuar shtetin serb që ta mbulonte krimin e bërë.

Babë, sot jam pa fjalë, por i qetë, sepse e di që ka shumë të tjerë që nuk harrojnë dhe bashkëndjejnë me ne.

Kush ishte Komandant Ahmet Shaban Kaçiku?

Ahmet Kaçiku lindi më 15 janar të vitit 1964 në fshatin Biti të komunës së Shtërpcës nga baba Shabani dhe nënë Velimja. Kishte kaluar një femëri të rënd, qoftë në aspektin ekonomik e atë shpirtërore, pasi që babë Shabani e kishte lënë këtë botë shumë herët. Nënë Velimja, heroina e gjithë bashkëluftëtarëve të Ahmetit, ashtu siç e quajnë, e kishte rritur me mundime fëmijët, edhe pse me mungesën fizike të bashkëshortit, ajo ishte munduar me çdo kusht të ishte baba e nënë, që fëmijët e saj të mos e ndjenin mungesën e tij. Nënë Velimja asnjëherë nuk e kishte shuar shpresën për një jetë më të mirë, sepse këtë po e shihte në sytë e djalit të saj, në shtyllën e shtëpisë, në Ahmetin e nënës, që po e rriste për t’ia falur atdheut.

Me rastin e shpërthimit të demonstratave, më 3 prill të vitit 1981, Ahmeti me shokët e shkollës kishte dalë në mënyrë të organizuar në qytetin e Ferizajt. Me gjithë përpjekjet e disa arsimtarëve për t’i penguar nxënësit që të mos dilnin në demonstratë, Ahmeti me shokët e tij ik nga shkolla dhe u bashkohet demonstruesve.

Në dhjetor të vitit 1994, kur Ahmeti po kthehej në Kosovë, në kufirin Maqedoni-Kosovë, policia serbe ia merr pasaportën. Si shkas i konfiskimit të pasaportës ishte vizita e tij në Shqipëri dy vjet më herët. Më vonë, për ta mbajtur familjen, Ahmeti u detyrua të punojë punë ndërtimtarie.

Komandant Ahmet Kaçiku

Pas vendosjes së Komandës së Zonës Operative të UÇK-së në fshatin Mollapolc, Ahmeti kishte udhëhequr dhjetëra beteja e aksione, në të cilat u dallua për strategjinë taktike-ushtarake kundër forcave serbe.

Në fillim të muajit janar të vitit 1999, në këtë zonë UÇK-ja ndërmori shumë aksione ushtarake kundër armikut, duke i shkaktuar humbje njerëzore e materiale.

Të dëshpëruar nga taktizimi profesional i komandantit Ahmet Kaçiku nga humbjet e vazhdueshme në terren, armiku ndërmori fushatë ushtarake kundër pozicioneve të UÇK-së dhe kundër popullatës civile në fshatin Reçak. Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit, pas një luftimi të ashpër me njësitin e Reçakut, forca të mëdha ushtarako-policore dhe paramilitare serbe arrijnë të futen në fshat, ku masakruan 45 shqiptarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë, gra, pleq e të sëmurë.

Po këtë datë ishte ditëlindja e komandant Ahmetit. Atë ditë ai ishte në vijën e frontit në vendin e quajtur Gërkovë, në mbrojtje të pozicioneve. Një ditë më vonë, me ushtarët e tij ndërmori aksionin për mbrojtjen e kufomave, të cilat ishin çuar në xhami të fshatit, në pritje për t’u varrosur. Pas katër ditë luftimesh të ashpra kundër forcave serbe, më 19 janar 1999, komandant Ahmeti Kaçiku bie heroikisht.

Bashkëluftëtarët e Zonës Operative të Neredimës, ceremoninë mortore për komandant Ahmet Kaçiku e zhvilluan me 21 janar të vitit 1999, në Varrezat e Dëshmorëve, në Mollapolc.

Pas luftës, më 28 shtator të vitit 1999, është bërë rivarrimi i eshtrave të tij.

Eshtrat e tij prehen në Varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj.

Bllok tarifa: Nëse keni paguar faturë të energjisë 58 euro, ZRRE tash propozon që të paguhet 109 euro

Zyra e Rregullatorit për Energji është në procesin e shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave për aktivitetet në sektorin e energjisë elektrike.

Si shtet neto-importues i energjisë elektrike, edhe Kosova është ndikuar nga rritja e çmimeve në Evropë. Përveç rritjes së çmimeve, në vitin 2021 në Kosovë është shënuar rritje të ndjeshme të kërkesës për energji elektrike, gjë që ka cenuar edhe sigurinë e furnizimit. Kjo është ndikuar pjesërisht nga ndryshimet e strukturës tarifore të vitit 2017, që kanë synuar thjeshtimin e strukturës por që kanë ndikuar në zvogëlimin e nxitjes për efiçiencë të energjisë dhe përdorimin e energjisë elektrike si alternativë më të lirë për ngrohje gjatë sezonës të dimrit, shkruan lajmi.net.

ZRRE-ja ka përgatitur dy raporte konsultative. Njëra nga to ka të bëjë me kthimin e bllok tarifave.

ZRRE-ja u ka ofruar kompanive të rregulluara, konsumatorëve dhe palëve tjera të interesit mundësinë që të shqyrtojnë të dhënat dhe qëndrimet e paraqitura në këtë raport konsultativ, dhe të komentojnë ato, duke paraqitur kundër argumente ose duke ofruar të dhëna të reja të cilat ZRRE-ja mund të mos i ketë marrë parasysh. Palët që dëshirojnë të shprehin mendimet e tyre për qëndrimin e ZRRE-së ftohen t’i dorëzojnë komentet e tyre me shkrim, jo më vonë se 28 janar 2022, në ora 18:00h.

Propozimi i ZRRE, që reflekton kostot e ofrimit të furnizimit me energji elektrike, është që tarifat e shërbimit të energjisë elektrike të rriten për 9% për komponentën e energjisë të tarifave për konsumatorët biznesorë dhe për nivelin e konsumit deri në 600 kWh të konsumatorëve shtëpiak.

Niveli i konsumit mbi 600 kWh, që nuk mund të mbulohet nga kapacitetet vendore, furnizohet me tarifë prej 0.21 eur/kWh për energjinë e konsumuar në kohën e tarifës së lartë dhe 0.09 eur/kWh për energjinë e konsumuar në tarifën e ulët.

Sipas këtij propozimi, fatura me konsum mesatar prej 450 kWh do të rritetpër €2.29 në muaj, ndërsa fatura me konsum deri në bllok për 3.06€ në muaj.

Rritja për konsum që tejkalon bllokun 600 kWh është më e ndjeshme për shkak se reflekton çmimin e importit dhe për konsum mujor 800 kWh rritet për €26.98, ndërsa për konsum mujor prej 1000 kWh me €50.89.

Ndikimi i propozimit tarifor në faturat e konsumatorëve shtëpiak

Në këtë pjesë të raportit ofrojmë një analizë të ndikimit të propozimit të ZRRE-së në faturat e konsumatorëve shtëpiak, për nivele të ndryshme të konsumit:

Konsumatori me konsum 300 kWh/muaj – Në bazë të legjislacionit në Kosovë vlerësohet si energjia nevojshme për të mbuluar nevojat esenciale për një familje 4 antarëshe. Gjatë vitit, 20.5% e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj gjatë vitit.

Konsumatori me konsum 450 kWh/muaj – paraqet konsumin mesatar të një konsumatori të amvisërisë gjatë vitit. Bazuar në të dhënat e KEDS-it, konsumi mesatar (nga viti 2012 – 2020) nga amvisëritë që konsumojnë mbi 300 kWh/muaj, është ~ 460 kWh/muaj.

Konsumi mesatar në vitin 2021 për konsumatorët e amvisërive që konsumojnë mbi 300 kWh/muaj është rreth 440 kWh/muaj. Gjatë vitit, 44% e konsumatorëve nuk e kalojn këtë prag në asnjë muaj gjatë vitit.

Konsumatori me konsum 600 kWh/muaj – paraqet konsumin bazik minimal të një konsumatori me ngrohje elektrike gjatë dimrit, në bazë të analizave gjatë vendosjes së bllokut në tarifat e kaluara, 69% të konsumatorëve nuk e kalojn këtë prag në asnjë muaj gjatë vitit, dhe 79% të konsumatorëve nuk e kalojnë këtë nivel gjatë muajve të verës.

Konsumatori me konsum 800 kWh/muaj – paraqet një konsumator me konsum mbi bllokun e propozuar.

Konsumatori me konsum 1000 kWh/muaj – paraqet një konsumator me konsum më të lartë të energjisë elektrike.

Nëse supozojmë që konsumi i energjisë raporti tarifë e lartë/tarifë e ulët është e barabartë me mesataren e realizuar, ndikimi i propozimit të ZRRE-së në tarifat e konsumatorëve shtëpiak është si në tabelën në vijim:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button