Bajrami bashkon shqiptarët, Elvis Naçi thyen rekorde pëlqimesh, në politikë Berisha mposht Kurtin e Ramën

Fiter Bajrami, duket se ka bashkuar shqiptarët e kudondodhur.
Pavarësisht ndasive të shumta ideore apo politike, duket se askush nuk e ka ‘kursyer’ një like apo urim për këtë festë që shënoi fundin e sakrificës së muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Elvis Naçi është personazhi që ka thyer çdo rekord të mundshëm me 129 mijë like në rrjetet sociale.
Nga personazhet e politikës, ndoshta prisnit që numrin më të madh të like-ve ta kishte kryeministri Rama nisur dhe nga numri i madh i ndjekësve por jo.
Kryesimin e mban Sali Berisha me një foto krah bashkëshortes së tij.
Fotoja e ish-kryeministrit ka marrë mbi 50 mijë like ndërsa Rama 30 mijë like. Edhe Albin Kurti nga Kosova ka sfiduar Ramën duke marrë 44 mijë like.
Ndërsa Basha ‘ka mundur’ Presidentin e Republikës Ilir Meta me mbi 9 mijë like.
Personazhet e tjerë jashtë politikës, si Aurela Gaçe, Gold Ag, Çiljeta Xhilaga, Sidrit Bejleri etj. kanë marrë një numër më të madh pëlqimesh se zakonisht.