Lajme

BE bën gati listën: Cilët qytetarë do të lejohen të bëjnë pushimet verore në shtetet europiane

Me fillimin e lehtësimit të masave, shtetet europiane po mendojnë si mund të shpëtojnë sezonin turistik. Pandemia i ka prekur të gjithë dhe në Europë ka rezultuar mjaft fatale, megjithatë duket se gjërat po shkojnë drejt normalitetit.

Italia dhe Gjermania kanë filluar të lehtësojnë bllokimet, ndërkohë Spanja ka hapur edhe plazhet. Megjithatë, në këtë sezon veror, duket se të “dënuarit” do të jenë britanikët.

Duke qenë se menaxhimi i pandemisë nga qeveria britanike është pritur si jo efektiv, britanikët mund ta kenë të ndaluar të vizitojnë shtetet e tjera europiane gjatë sezonit veror. BE ka mbyllur udhëtimet ndërkufitare për të parandaluar përhapjen e virusit deri në mes të majit, me disa përjashtime. Zyrtarët e shteteve të ndryshme janë shprehur optimistë për të krijuar një model të ri turizmi. Greqia ka bërë një njoftim paraprak që do të hapë sezonin turistik dhe do të pranojë turistë diku nga fundi i muajit qershor.

Italia po ashtu po përgatitet, duke krijuar kushtet e duhura në plazhe për distancimin social. Megjithatë, deri tani këshillohet që udhëtimet të bëhen me makinë, në destinacione lehtësisht të arritshme. Duke parë ecurinë e pandemisë, lista më konkrete e turizmit mund të bëhet gjatë 4 javëve në vazhdim. Gjithsesi, në pjesën më të madhe të vendeve që po fillojnë lehtësimin e lëvizjes, kryesisht në Spanjë, duket se britanikët nuk janë të mirëpritur. Sipas qeverisë spanjolle, Britania ka pritur një kohë shumë të gjatë për të vendosur masat e izolimit, ndaj edhe rreziku i udhëtimit të britanikëve drejt këtyre vendeve është më i lartë.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button