Beatrix: O mama faleminderit sa këmbë të bukura që mke bërë, se gjoksin e bëra vetë

Beatrix Ramosaj i ka kënduar këmbëve të saj ditën e sotme duke falenderuar nënën, por nuk e ndali me kaq.
Teksa po shijonte kafen nën rrezen e diellit së bashku me vajzat, Beatrix Ramosaj përmendi nënën duke thënë, “gjoksin nuk ia dha’, por e bëri vetë”, referuar operacionit plastik për rritjen e numrit të gjoksit.
Më pas, ajo u ngrit duke treguar këmbët e saj teksa thoshte duke qeshur: “O shalë, o yll, këmbë më të bukura s’kam parë”, teksa banoret që ishin pranë saj po qeshnin.
“O ma faleminderit për këmbët e mia, që mi ke bërë, unë i dua mami, gjoksin ma dhe por e bëra veta, po s’ka gjë, gjoksin e bëra vetë, po këmbët që mi ke dhënë vallahi … shikojini si kam (i drejtohet banoreve) këmbë më të bukura pz nuk kam parë, o shalë e bukur, o yll (i drejtohet këmbëve të saj)”, u shpreh këngëtarja.
Beatrix i thotë Donaldit se po ndjehet xheloze: Egzona të ka qejf ty…
Beatrixës është bërë pjesë e një misioni të fshehtë.
Sipas këtij misioni banorja e BBV po pr.ovokon banorët tjerë brenda shtëpisë ku cak kishte Donaldin dhe Egzonën.
Siç duket banorët tjerë nuk e kanë kuptuar se provokimet janë pjesë e këtij misioni.
Ajo së fundmi ka debatuar me Donaldin ku ka treguar xhelozinë ndaj tij për Egzonën.
Beatrix shpërthen në të bërtitura duke i thënë se Egzona të ka në qejf, derisa Donaldi nuk e besoi sjelljen e Trixës dhe i kërkonte të betohen në mamin e saj , gjë që Beatrix refuzoi ta bënte
“Pse po bën të madhe diçka që nuk është?”, Egzona dhe Beatrix debatojnë me njëra-tjetrën
Egzona Rafuna është një ndër banoret e reja të shtëpisë së “Big Brother VIP”, e cila së fundmi është bërë pjesë e debateve të herëpashershme mes Donaldit dhe Beatrix.
Donaldi është hapur lirshëm me Egzonën dhe i ka treguar qëndrimin e tij për disa situata, mirëpo Egzona mendon se Beatrix i ka marrë për keq komentet e saj.
Moderatorja pretendon se e ka bërë gjithçka për të ndihmuar dhe nxjerrë mirë Beatrix, mirëpo i duket sikur këngëtarja ia marrë tendencioze.
Madje, vajzat patën edhe një debat së fundmi ku Egzona i është shprehur Beatrix-it ta mirëkuptojë dhe i ka sqaruar se është në anën e saj, megjithëse Beatrix i është ftohur në qëndrim sipas saj.
Nga ana tjetër, Beatrix është shprehur se s’ka pasur asgjë me Egzonën, madje i është betuar për mamanë e saj që s’ka patur hatërmbetje, ndaj s’e ka kuptuar pse Egzona e ka bërë kaq të madh një problem që nuk është.