Lajme

Bebe Rexha tregon pse nuk i kanë zgjatur historitë e dashurisë

Bebe Rexha tregon pse nuk i kanë zgjatur historitë e dashurisë

Bebe Rexha ka folur për lidhjet e shkurtra të saj dhe historitë e dashurisë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, në një intervistë për revistën ‘Healthy’ ka folur për lidhjet e saj të dashurisë, të cilat, sipas saj, kanë qenë të shkurtra në të shumtën e herëve. Bebe ka treguar se për momentin është e fokusuar tek projektet dhe se nuk ka asnjë në zemrën e saj.

E pyetur në lidhje me raportet që ka pasur me djem të botës së showbiz-it, bukuroshja shqiptare tha se fama ka ndikuar që ajo të heqë dorë nga meshkujt.

“Unë mendoj se të qenit e famshme i ka frikësuar shumë meshkujt. Shumë herë, ata duan një vajzë që është e butë dhe e rezervuar dhe kjo nuk jam unë. Unë nuk kam filtër. Dua të them atë që dua. Nuk kam kohë për drama”, ka thënë Bebe për revistën.

Këngëtarja ka treguar se po vijon të punojë për projektet e reja muzikore që pret t’i hedhë shumë shpejt në tregun muzikor.

Burimi

Back to top button