Lajme

Bebe Rexhën nuk e keni parë asnjëherë kështu!

Këngëtarja e famshme Bebe Rexha u fotografua për herë të parë jashtë shtëpisë së saj pas ditësh të tëra në karantinë.

Bukuroshen me origjinë shqiptare duket se po e vizitonte një mikeshë që parkoi pranë shtëpisë së saj dhe qëndroi brenda në makinë për të respektuar distancimin social.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte pamja e këngëtares e cila dukej sikur sapo ishte ngritur nga një gjumë i gjatë.

Pa grim, me rroba sportive e të rehatshme dhe me flokë të kapura në mënyrë të shkujdesur, Bebe doli me shumë lumturi për të takuar mikeshën e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button