Lajme

Befasia që Ahmeti zgjodhi t’i bëjë një punëtore shëndetësore në Prishtinë, gjatë pandemisë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është një nga njerëzit më të përkushtuar për luftimin dhe parandalimin e COVID-19 në vend.

Ahmeti ka qenë aktiv gjatë gjithë kohës në forma të ndryshme, madje edhe për t’ia bërë sa më atraktive qëndrimin në karantinë.

Derisa shumë prej punëtorëve shëndetësore, e të tjerë nuk kanë ndaluar punën Ahmeti është përkujdesur që me disa persona të tjerë t’i bëjnë një befasi gjatë ditëve të karantinës dikujt që pati ditëlindjen, transmeton Indeksonline.

Ahmeti ka falënderuar punëtorët shëndetësore e ajo që pati ditëlindjen është Albulena, e cila punon në QKMF.

Më poshtë përcilleni befasinë e plotë:

Punëtorët shëndetësor po punojnë ndërrime të gjata, duke rrezikuar edhe shëndetin e tyre. Shpesh janë anonim. Emrat e tyre nuk dalin në tituj portalesh. Kësaj radhe vendosëm ta bëjmë një befasi për dikënd, për ti falenderuar krejt punëtorët shëndetësor për sakrificen. Prishtina ju falenderon nga 💙💙💙#rriNshpiSpecial thanks Shpat Deda!

Publiée par Shpend A. Ahmeti sur Dimanche 26 avril 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button