Lajme

Bekim Haxhiu: Kush është me UÇK-në, voton PDK-në

Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, ka takuar të rinjtë në Skënderaj.

Ai thotë se mesazhi i rinisë në Skënderaj është se ‘kush është me UÇK-në, voton PDK-në”.

“Rinia e PDK-së është fuqia e fitores së zgjedhjeve të 14 shkurtit. Rinia e Skenderajt u zotua se do ta vazhdoi rrugën e trasuar, të paraardhësve të tyre në mbrojtjen vlerave të UÇK-së”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Rinia e PDK-së është fuqia e fitores së zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sot në Skënderaj takimi me rininë e kësaj treve ishte një nga takimet me domethënës dhe vizionar për proceset që e presin Kosovën.

Rinia e Skenderajt u zotua se do ta vazhdoi rrugën e trasuar, të paraardhësve të tyre në mbrojtjen vlerave të UÇK-së.

Zhvillimi i infrastrukturës në Drenicë dhe në Kosovë ka ndodhur me qeverisjen e PDK-së, prandaj edhe zhvillimi ekonomik dhe punësimi do të ndodhë me qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës.

Mesazhi i rinisë sot në Skënderaj ishte kush është me UÇK, ta votojnë PDK.

#PDK 134

#EnverHoxhaj 1

#BekimHaxhiu 109

#Rimekembje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button