Lajme

Bekim Jashari poston foton mahnitëse nga Prekazi, komentuesit thonë se diçka në qiell ngjan me figurën e Adem Jasharit

Fotografi mahnitëse janë shkrepur gjatë ditës së djeshme pas motit me vetëtima dhe bubullimë që mbretëroi në vendin tonë.

E një nga fotot më të bukura është shkrepur në Skenderaj, nga fotografi i njohur Sefer Aliqka.

Pa dyshim se kjo foto nuk është lënë pa shpërndarë nga familjarët e familjes legjendare që pushon në Prekaz.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka shpërndarë këtë foto, mirëpo shumë komentues kanë shkruar se po vërejnë një detaj interesant në foto dhe kanë pyetur nëse është e manipuluar.

Fotografi mahnitëse e vetëtimes mbi Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, shkrepur nga fotografi jonë Sefer Aliqkaj.Uroj që ky shi të mos sjellë dëme të mëdha tek kulturat bujqësore të bujqve tonë!

Julkaissut Bekim Jashari Tiistaina 19. toukokuuta 2020

Konkretisht, ata kanë thënë se aty po e shohin figurën e komandantit legjendar Adem Jashari.

Pas kësaj ka reaguar edhe vetë autori i fotos, i cili ka thënë se nuk ka asnjë ndërhyrje në të.

Sido që të jetë, kjo mbetet një nga fotografitë më të bukura të realizuara nga Prekazi legjendar.



Burimi

Back to top button