Lajme

Belgjika vendos kur do hapë baret dhe restorantet

Vendet që po luftojnë me koronavirusin kanë filluar të ndërmarrin hapa gradualë për të dalë nga bllokimi. Belgjika, e cila ka numrin më të madh të vdekjeve për frymë në Evropë, hartoi një plan për të rihapur dyqanet dhe shkollat nga 4 maji.

Ndërkohë India, e cila po policon bllokimin më të madh në botë me 1.3 biliardë qytetarë, njoftoi një lehtësim gradual të izolimit për të ringritur ekonominë.

Javën e kaluar, India lejoi që aktivitetet e prodhimit dhe të bujqësisë të rifillojnë në zonat rurale për të lehtësuar gjendjen ekonomike të miliona punëtorëve të mbetur pa punë nga bllokimi i vendit i vendosur 24 mars.

Kryeministrja e Belgjikës, Sophie Wilmes tha gjithashtu se dyqanet e tekstilit dhe të qepjes do të rihapen në mënyrë që njerëzit të mund të bëjnë maska për fytyrën. Baret dhe restorantet do të lejohen të hapen në qershor, megjithëse Wilmes paralajmëroi se një rritje e infeksioneve mund të ndryshojë afatin kohor dhe se asgjë nuk është e sigurt.

Belgjika është ‘shtëpia’ për institucionet e BE-së, ka një popullsi prej 11 milion njerëz, por ka raportuar më shumë vdekje sesa Kina.

Raporti i vdekjeve thotë se për çdo 100,000 qytetarë, afro 57 kanë vdekur nga koronavirusi.

Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button