Magazina

Beniada ‘thirrje’ femrave shqiptare: Do të i ndërrojmë burrat çdo muaj

Beniada është personazhi më karizmatik brenda shtëpisë së BBV-së.

Ajo ka arritur të marrë zemrat e shumicës së publikut me theksin e saj të të folurit.

Madje ajo mori vëmendje edhe nga fytyra publike pasi i ngatërronte emrat e tyre.

Banorja gjithmonë arrinë t’i shkrijë së qeshuri të gjithë me deklaratat e saj që nganjëherë edhe nuk i kupton.

E në formë shakaje ajo sot ka bërë një thirrje për rininë shqiptare, ajo ka kërkuar që femrat shqiptare mos të martohen nga 18 vjeç por ta shijojnë jetën e tyre.

Madje ajo ka thënë se femrat shqiptare do ta shijojnë jetën dhe do të i ndërrojnë burrat çdo muaj, banorët u shkrinë së qeshuri me të ndërsa ajo bërtiste duke folur./Lajmi/

Kur ajo u bë pjesë e “Big Brother VIP Albania”, të gjithë po pyesnin se kush është dhe pse duhej të ishte mes yjeve në “BBV”.

Beniada Nishani, megjithatë është vajzë me karrierë në botën e modes në Itali dhe që studion për aktrim.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, Beniada ditë pas dite e ka shpalosur vetën dhe karakterin e saj të ëmbël, por edhe dinamik.

Sot, opinionistët, gazetarët dhe një pjesë e mirë e publikut e sheh pikërisht Beniaden si një nga fitueset e mundshme të këtij shou./Kosovarja/

Në shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP”, mbrëmë ka hyr producenti Guljem Kotori.

Ai po e luan rolin e “ariut”, pasi që prova javore e banorëve është të mos reagojnë ndaj tij, njësoj siç ishte herën e kaluar.

Banorët kanë krijuar momente gazmore me ‘ariun’, por veprimi i modeles, Beniada Nishani ka bërë që aktoret, Monika e Arjola të ‘shkrihen se qeshuri’.

Beniada ka filluar ta provojë atë duke ia treguar të pasmet ariut që ndodhje pranë aktoreve./Express/

Beniada Nishani sërish ka bërë të qeshnin të gjithë, Banorja e BBV me prejardhje nga Durrësi por e cila u shprëngul që në moshën 3 vjeçare në Itali, shpesh është bërë hit në rrjetet sociale për shkak të shqiptimit të ndryshëm të fjalëve shqipe

Ajo e ka pranuar se nuk i njeh gjithë artistët shqiptar ndaj as emrat nuk ua di dhe i ka ngatërruar shpesh.

Së fundmi ajo ka marrë vëmendje me shqiptimin e emrit të këngëtarit Yll Limani të cilit i ka thënë Ydh Dhimani.

E ndaj kësaj ka reaguar edhe vet Ylli i cili e ka marrë me shumë sportivitet duke e ndarë me ndjekësit në instagram.

Prej sot emrin e kam Ydh Dhimani, ka shkruar ai./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button