Lajme

Berberi i prekur me koronavirus, në karantinë 40 klientë

Gjatë periudhës së mbylljes prej emergjencës së koronavirusit, një berber italian në Campofranco, zonë e vogël në provincën e Caltanissetta, shkoi në shtëpitë e disa klientëve për t’iu prerë flokët dhe rregulluar mjekrën.

Por tashmë ai ka rezultuar pozitiv me Covid-19, duke bërë që 40 klientë të futen në karantinë.

Ky fakt u konfirmua nga kryebashkiaku Rosario Pitanza, i cili në profilin në Facebook të komunës së Campofranco shkruan.

“Berberi nuk shfaqi asnjë simptomë, por siç e kërkon protokolli, klientët e tij u futën në karantinë. I ftoj qytetarët që të mos përfshihen nga paniku dhe të marrin masa. Në këtë moment më shumë se kurrë ka nevojë për bashkëpunim dhe jo për heshtje”, shkroi Pitanza.

Back to top button