Lajme

Besnik Tahiri i AAK-së: Albin Kurti po e fut shtetin në borxh, këta që i ka largu nga puna të gjithë do të kthehen

Besnik Tahiri zyrtari i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar që Qeveria e dorëhequr Kurti, po e fut Kosovën në borxh të madh.

Tahiri ka thënë që të gjithë të larguarit përsëri do të kthen në punë pasi që do të fitojnë këtë të drejtë në gjykata, transmeton Albanian Show

‘Kjo Qeveri në dorëheqje po merr vendime që nuk i takojnë, të gjithë këta që po i largon nga puna do të kthehen pasi që do të fitojnë në gjykata, pra kjo Qeveri e dorëhequr po e fut në borxh shtetin e Kosovës’ tha Tahiri

Kujtojmë që AAK do të jetë partneri kryesor i LDK-së në Qeverinë Hoti, Qeveri kjo e cila pritet të votohet javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës, e ku bëjnë pjesë edhe NISMA dhe po ashtu lista serbe./AlbanianShow

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button