Lajme

Besohet se përhapën koronavirusin, shkencëtarët në Wuhan kryejnë eksperimente mbi lakuriqët e natës

Një laborator, me qendër në Wuhan, vendin ku shpërtheu pandemia e koronavirusit, është duke kryer disa eksperimente mbi lakuriqët e natës, kafsha nga e cila besohet se erdhi Covid-19.

Të dhënat e para tregojnë se Instituti i Virologjisë Wuhan ndërmori eksperimente mbi lakuriqë të kapur më shumë se 1.000 milje larg në Yunnan, financuar nga një grant prej 3.7 milion dollarë nga qeveria amerikane.

Sekuencimi i gjenomit Covid-19 e ka gjurmuar atë te lakuriqët që gjenden në shpellat e Yunnan. Kërkimet po bëhen gjithashtu pasi shumë zyrtarë mendojnë se ky virus ka dalë gabimisht ose edhe me qëllim nga disa laboratorë.

Burime të larta të qeverisë thanë për Daily Mail se ndërsa ‘ekuilibri i këshillave shkencore’ ishte akoma që virusi vdekjeprurës u transmetua tek njerëzit nga një treg i kafshëve të gjalla në Wuhan, aksidentet në labortore askush nuk po i përmendte.

Të gjitha procedurat e marrjes së mostrave janë kryer nga veterinerët me miratim nga Komiteti i Etikës së Kafshëve të Institutit të Virologjisë Wuhan.

Ende nuk ka një të dhënë të mirfilltë shkencore që tregon se lakuriqët janë mbartësit e parë të koronavirusit.

Burimi: DailyMail

Burimi

Back to top button