Lajme

Bie numri i personave te infektuar me coronavirus, Vitia jep lajmin e mirë

Ministri i shëndetësisë Arben Vitia sapo ka dhënë një lajm të mirë.

Ai ka njoftuar që numri i të prekurave ka rënë edhe sot, shkruan Albanian Show

Ky është postimi i tij i plotë.

Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët.

Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët.
Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ju falemnderit për besimin, bashkëpunimin e solidaritetin!

Faleminderit personelit shëndetësor, policëve, zjarrëfiksëve, kryetarëve të komunave, administratës, pastruesëve dhe të gjithëve të angazhuar në këtë betejë të përbashkët!

Vazhdojmë së bashku, me kujdes dhe vëmendje!
#mosurelakso

Back to top button