Lajme

Biznesmeni kosovar: Kryetarja e Kuvendit, trim mbi trima!

Biznesmeni shqiptar, pronari i fabrikës Meka, Burim Piraj kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e quan ‘trim mbi trima’.

Duke e komentuar përplasjen verbale e cila ndodhi pakëz më herët në mes të deputetit të LDK-së, Driton Selmanajt dhe Vjosa Osmanit, ka reaguar edhe biznesmeni Piraj.

Menjëherë pas kësaj përplasje ku Vjosa Osmani ia ndali fjalën deputetit Selmanaj, pasi ky i fundit e fyeu Osmanin, ashtu siç pretendoi kjo e fundit dhe ia ndali fjalën më pastaj deputetit, përmes një postimi të shkurtër ka reaguar Burim Piraj.

Biznesmeni thotë se Qeverinë e rrëzua, mirëpo ka mbetur kryetarja e Kuvendit ‘trim mbi trima’.

Postimi i plotë:

Qeverinë e rrëzuan!

Ka mbet kryetarja kuvendit!

Trim mbi trima!

Krejt bota në këmbë për tejkalimin e krizës!

Partitë Kosovare në këmbë për pushtet!

#Eturpshme

Burimi

Back to top button