Lajme

Bogujevci ofendon zyrtarët e LDK’së: Shumica e tyre janë njërëz pa kurriz

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Saranda Bogujevci, ka hedhur akuza në drejtim të zyrtarëve të LDK’së, madje i ka ata njerëz pa kurriz, shkruan Gazeta Metro.

Bogujevci ka thënë se njerëzit e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk tregojnë qëndrueshmëri në procese tepër të rëndësishme.

“Fatkeqësisht kemi që nuk kanë kurriz dhe nuk tregojnë qëndrueshmëri në procese tepër të rëndësishme. Në rastin e fundit, nuk dua t’i përfshijë të gjithë në një grup, por një pjesë e madhe e se çfarë ka bërë LDK, unë e shoh si veprim i njerëzve pa kurriz”, ka thënë Bogujveci në emisionin ‘Pa maskë’.

Tutje, deputetja e Vetëvendosjes ka thënë se as që vihet në diskutim ndihma dhe lidhja e shqiptarëve me Amerikën, por sipas saj, Vetëvendosjen e shpallin si anti-amerikane ata që nuk kanë argumente tjera dhe tregohen pakurrizorë ndaj proceseve të rëndësishme.

“Derisa ne jemi shtet i brishtë, nuk do të mund të jemi asnjëherë të barabartë as në nivel ndërkombëtar e as karshi Serbisë”, ka thënë Saranda Bogujevci./gazetaprishtina.info

Burimi

Back to top button