Magazina

Bora përdori Andin dhe Melisën për të ‘thumbuar’ Donaldin? Ja detaji

Në “Për’puthen Prime” në episodin e kaluar pjesë e tij ishin çifti Melisa dhe Andi, të cilë kanë folur mbi dashurinë e tyre.

Teksa ata po luanin bashkë “lojën e çifteve”, Bora po u drejtonte pyetje Andit dhe Melisës, ata me sy mbyllur duhet të zgjidhnin njërin apo tjetrin.

Ndërkohë Bora bëri një pyetje: Kush ka shije të çuditshme? Dhe Melisa e drejtoi gishtin drejt saj, ku Bora duke qeshur tha “e meritoja”.

Pati komente të shumta që aluduan se Bora e kishte për Donaldin, pasi ka shije të çuditshme që ka qenë e dashura e tij

Bora u qetësua, Donaldi u çmend! Çfarë po ndodh?

Bora Zemani kaloj një periudhë të trazuar kur ish i dashuri i saj, aktori Donald Veshaj u lidh me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Por, bukuroshja e ekranit, prezantusja e “Përputhen”, shpejtë e morri vetën dhe sot duket mjaftë e lumtur dhe rehat.

Bora, e ka nisur mbarë vitin 2022 me angazhime në jetën private dhe atë profesionale dhe këto ditë festoj e lumtur ditëlindjen.

Ndërkohë që Bora po e shijon jetën, madje po flitet edhe për risi në jetën sentimentale, Donaldi po kalon një periudhë mjaftë të trazuar dhe lidhja e tij po shkon në drejtim të gabuar.

Bora Zemani i thotë ‘jo’ këtij vendimi në lidhje me karrierën

Bora Zemani ka marrë një vendim të rëndësishëm.

Moderatorja më e zëshme shqiptare Bora Zemani nuk do jetë prezantuesja e Festivalit të RTSH-së siç ishte përfolur ditë më parë.

Ditë më parë ishte përfolur se Bora Zemani do ta drejtojë natën e parë të këtij emisioni, por kjo nuk rezultoi kështu.

Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se Bora Zemani ka hequr dorë nga prezantimi i festivalit duke mos e parë të denjë për karrierën e saj ose ndoshta arsyeja e fshehur kanë qene trazirat e momentit.

Po të njëjtat burime kanë pohuar se në skenë krahë Jonidës, Islit dhe Kelvit do të ngjitet Xhemi Shehu.

Xhemi pas largimit nga Portokalli është tërhequr nga ekrani por duket se tashmë ka ardhur momenti të rikthehet serish.

Bora Zemani arrin një sukses të madh, lë pas edhe Arbana Osmanin

Bora Zemani është një nga personazhet më të komentuar në mediat rozë, ajo përherë ka qenë e dashur nga publiku, por pas tradhëtisë që i bëri Donaldi me Trixën brenda BBV, fansat e kanë mbështetur tej mase.

Që nga ai moment Bora është shndërruar në personazhin më të përfolur nga shqiptarët.

Por moderatorja shqiptare ka lënë pas krahëve historinë e shumëpërmendur, ajo po vazhdon ta bëjë punën e shkëlqyer si moderatore.

Së fundmi Bora ka arritur edhe një sukses të madh sa i përket rrjeteve sociale.

Ajo arriti 1 milionë ndjekës në instagram, kështu duke lënë pas Arbana Osmanin e cila po ashtu pëlqehet shumë nga publiku.

Kujtojmë se Luana Vjollca është e vetmja moderatore shqiptare e cila numëron hiq më pak se 2 milionë ndjekës dhe pas saj radhiten Alketa Vejsiu e tani edhe Bora.

Kështu dukej para 6 viteve Bora Zemani kur merrte pjesë në serialin vendor “O sa mirë”

Është e pamundur të mos flitet për të pasi sot ajo është një prej moderatorëve më të njohura shqiptare.

Bora Zemani është kthyer në qendre e vëmendjes muajve të fundit, veçanërisht pas takimit të saj të famshëm me ish-të dashurin, Donald Veshaj, në një nga mbrëmjet e spektaklit Big Brother VIP.

Bora ka qenë përndryshe një person jo pak i njohur edhe disa vite më parë, kur kishte nisur rrugëtimin e saj si prezantuese në Digitalb.

Zemani në vitin 2016 ishte paraqitur gjithashtu në një nga episodet e hit-serialit komik “O Sa Mirë”, që ka qenë në atë kohë shumë i shikuar.

Në episodin e 78-të të këtij seriali, ajo vjen si e ftuar e veçantë për të takuar nga afër studentët e kolegjit dhe për të zgjedhur një prej tyre për një spot reklamues.

Dukja e saj në atë kohë ishte shumë më ndryshe nga ajo që është sot, por që edhe në atë kohë tiparet e bukurisë ishin të dukshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button