Lajme

Bordi i emëruar nga Kurti shkarkon Kryeshefin e Infrakosit, Agron Thaçin?

Në media është duke u raportuar se bordi i ri i ndërmarrjes Infrakos ka marrë vendim për suspendimin e kryeshefit ekezkutiv të kësaj ndërmarrje, Agron Thaçit.

“Bordi ka marrë vendim që ta suspendoj kryeshefin e Infraskosit, Agron Thaçin”, ka raportuar blic.

Express ka provuar që të kontaktojë për këtë temë vetë Thaçin dhe në ndërmarrjen Infrakos, megjithatë nuk kanë qenë të qasshëm përmes telefonit.

Pak ditë më parë Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim për emërimin e bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrje. Në krye të bordiy është emëruar, Enis Berisha, derisa si drejtor, Vjollca Jashari, Artan Dermaku dhe Abdullah Lala.

Qeveria në krye me Albin Kurtin me propozim të ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari kishte marrë vendim për shkarkimin e Brodit të Drejtorëve të Ndërrmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” SH.A.

Rozeta Hajdari, ministrja e Ekonomisë në mbledhje ka rekomanduar që ta shkarkoj këtë bord pasi që bordi ka dështuar të marrë masa ndaj kryeshefit, Agron Thaçit, i akuzuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës “, që ka të bëj me dëmtimin e pronës.

“Njësia për politika dhe monitorim për ndërmerrje publike ka thënë se ka rënë validiteti i kësaj ndërmarrjeje kohëve të fundit”, tha Hajdari.

Gjatë ditës së djeshme janë shkarkuar edhe drejtuesit e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Burimi

Back to top button