Lajme

Braktisë VV-në dhe Albin Kurtin: Iu besova premtimeve tua, por nga bashkimi kombëtar u ”bërë në hero i Serbisë”

Gentrit Mazreku, ka vendosur që ta braktisë Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

Sipas një postimi të gjatë të Mazrekut, ai thotë se i ka besuar premtimeve të Kurtit dhe për atë iu është bashkuar, por u zhgënjye në ditëtë e fundit.

Ja postimi i tij
Nga bashkimi kombëtar “në hero të Serbisë”

Të nderuar motra dhe vëllezër
Unë, Gentrit Xh. Mazreku, nga sot deklaroj publikisht që nuk do të jem me pjesë e VETËVENDOSJES!

Unë u angazhova në PDK si 18 vjeçar që nga momenti kur kisha të drejtë vote dhe u largova nga PDK-ja, duke iu besuar “PREMTIMEVE” TË ALBIN KURTIT!

Këtë përzgjedhje e bëra në kundërshtim me tërë familjen dhe farefisit tim, si të dejtë time legjitime për të qenë pjesë e një subjekti politik që kishte bindur se është ashtu siç flet, duke u besuar premtimeve të Albin Kurti, i cili thoshte se do të përfaqësonit denjësisht këtë Kosovë të shkretë, ashtu premtuat në fushatën parazgjedhore!

Jam zhgënjyer nga ju aq shumë saqë nuk di kah dhe se si t’ia fillojë ta përshkruaj iritimin që ndiej në vetvete për gabimin që kam bërë duke dalë në VV!

Unë jam rritur shqip , jam frymëzuar të jetoj shqip , por fatkeqësisht ndihem i zhgënjyer maksimalisht nga MASHTRIMET E KURTIT që deri sot mendoja se është “SHPRESË PËR NJË TË ARDHME TË NDRITUR”.

Sinqerisht nuk më lejon ndërgjegjja të jem më në shërbim të LVV-së, sepse duke parë akuzat e përfaqësuesve të VV-së ndaj UÇK-së dhe njollosjet e paskrupullta që po i bëhen luftës së lavdishme për çlirimin e trojeve shqiptare, dhe duke mos shkelur mbi përbetimet e shenjta çlirmitare të prindit tim, i cili ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare dhe dajës Visar Krasniqi , i cili ka rënë Dëshmor i Kombit dhe kontributit të brrezave tanë për çështjen kombetare .

Personalisht iu kërkoj falje publike të gjitha nënave dhe familjeve të dëshmorëve që isha pjesë e VV-së për shkak të akuzave që po ia bënë UÇK-së dhe i kërkoj falje edhe prindit tim si ish-ushtar i UÇK-së, gjyshes (nënës së Dëshmorit të Kombit, Visar Krasniqi), shokëve, miqve dhe të gjithëve atyre që ishin pjesë e UÇK-së për akuzat që iu bënë luftës së lavdishme të UÇK-së sa isha pjesë e LVV-së!

Ndiej obligim moral që të kërkoj falje se bindja ime e vërtetë dhe reale për UÇK-në nuk është ajo që VV-ja po e deklaron dhe Kryeministri në ikje po e mbështt, duke cituar fjalën e tij: ”UNË SA PO E TAKOVA DHE E SHKARKOVA NGA DETYRA E KËSHILLTARIT SHKELZEN GASHIN DHE UNË MBËSHTES MENDIMET E TIJ KRITIKE”.

Duke parë se Albin Kurti pa pikë uji në sy vazhdon ta mbështesë një zagar si Shkëlzen Gashin, kam bindjen që Shkelzen Gashi është vetëm një zëdhënës besnik i Kurtit.
Akuzat e Shkelzen Gashit janë shumë më të rënda se sa një tekst i këngës së Arianit Agushit Golden-G për faktin se z.Agushi u ftua në një intervistë nga PK dhe Shkelzen Gashi vazhdon me postime duke e quajt UÇK-në kriminale. Prandaj unë ndihem i shqetësuar si qytetar i këtij vendi nga këto veprime dhe nuk janë vetëm këto veprime që më shqetësojnë…

Në këta dy muaj qeverisjeje, Albin Kurti nuk e ka realizuar asnjë premtim nga fushata parazgjedhore, përkundrazi i ka harruar totalisht ato, si për shembull:

– Bashkimi Kombëtar u harrua krejtësisht;
– Zbardhja e Rastit Dehari (as që kujtohet fare në këta muaj qeverisjeje);
– Çkapjen e shtetit (ai po vazhdon ta kapë shtetin me borde dhe militantë të VV-së;
– Qeveria e kursimit të parasë (mbrëmë doli nga portali Insajderi online se janë manipuluar 13 tenderë për disa ditë dhe manipulime të tjera të ndryshme;

– Departizimi që u departizim për t’i larguar njerëzit e partive të tjera nga puna dhe për t’i punësuar militantët e VV-se. Këtë e quani departizim?;
– Qeveria ka favorizuar militantët e VV-së;
Pra këto i quani mbrojtje dhe mbështetje në ligjshmeri për punëtorin, duke i larguar dhunshëm nga puna si në kohën e masave të dhunshme në vitet ’90. Me polici?! Kjo është DIKTATURË deh nuk ka emër tjetër!

1000 teste donacion nga Serbia dhe na çitet fytyrën e zezë, duke ia mundësuar Daçiqit të thirret në humanizmin serb ne mbledhjen e KS të OKB-së, duke e shndërruar nga krimineli në shpëtimtar!

Po për këto do të ndëshkoheni ju si LVV, po, jam i sigurtë se unë isha me mish e me shpirt me VV, por mashtrimet ma imponuan që të largohem nga VV-ja e njëjtë do të zhgënjehen edhe të tjerët herët a vonë!

Unë aq sa kam mundur kam kontribuar në VV e dinë shumë mirë përfaqësuesit e LVV-së, Dega në Malishevë.

Duke u njoftua me premtimet e tyre, mora kurajë dhe kam lobuar ku kam pasur shokë duke ua imponuar që të votojnë LVV-në. E qe sot ju kërkoj shumë falje, sepse ata po bëjnë akuza ndaj UÇK-së dhe po bëjnë mashtrime me premtimet e fundit!
E në të njëjtën kohë, pas kërkimfaljes, të njëjtëve ju kërkoj që një ditë e më parë të largohen nga LVV-ja!

Jam i sigurt që tani nuk ka kam energji dhe t’jua imponoj që të largoheni nga VV-ja, por po iu them se do ta kuptoni edhe ju se Kurti dhe VV-ja janë mashtrues ordinerë!

Jo z.Kurti shumë faleminderit juve që më mashtruat, shkofshit e kurrë mos u kthefshit, se ky vend është larë me gjak dhe nuk do ta lejoj veten që të shkelë mbi këtë gjak, duke qenë pjesë e VV-së shkruan Gazeta NewBorn

Dore 380x420 1
Dore 380×420 1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button