Magazina

Brenda festës së ditëlindjes së Bora Zemanit, kush ishin të ftuarit

Bora Zemani festoi 30-vjetorin në datën 9 Janar, ajo fillimisht pati një organizim të vogël me miqtë e ngushtë.

Ndërsa mbrëmë, prezantuesja ka organizuar një festë përrallore te Plazza Tiranë.

Ajo ka ftuar shumë miq e kolegë, si përshembull Xhensila Myrtezaj, Elita Rudi, Ermali dhe Ami, Bruno dhe Klajdi si këngëtarë, normalisht mikesha e saj Semi, Jona Spahiu, Jonida Vokshi, Albana Osmani, Arbana Osmani,motrat Hoxha, Olti Curri, Ervin Kurti, Eraldo Rexho, Bledi Strakosha, Aulona Musta etj.

Sigurisht ka ftuar kolegët kryesor të saj Olsa Muhametin dhe Arjan Konomin dhe gjithashtu shumë prej Përputhasve, duke përfshirë pothuajse të gjithë konkurrentët e këtij sezoni.

Të sezonit të shkuar janë Ana Kauri, Fation Kuqari, Ana Lleshi e Mevlan Shaba, Atdheu nuk është i ftuar, bie në sy edhe Antonela, e cila kohët e fundit ka mbështetur haptaz Beatrix e Donaldin që nuk është e ftuar.

“E rëndësishme është që ky 30 vjetor më gjeti shumë të plotësuar e mbushur me shumë dashuri, e mbushur me njerëz që i dua dhe më duan shumë, patjetër që kam edhe një punë, të cilën e shijoj pafund Faleminderit shume”,– tha ajo ne Perputhen.

Shiko videot:

Bora Zemani fton ish partnerin në festën e ditëlindjes, dalin pamjet

Bora Zemani ka festuar për herë të dytë ditëlindjen, moderatorja e dashur shqiptare festoi ditëlindjen me 9 janar, por nuk u ndal më kaq.

Një tjetër festë me familjarë e miq ajo pati edhe mbrëmë ku mori vëmendje të madhe mediatike.

Disa nga të ftuarit në ditëlindje ishin Xhensila Myrtezaj, Klajdi Haruni, Bruno, Olti Curri, Semi Jaupaj, Olsa Muhameti, Arjan Konomi si dhe shumë konkurrentë të Për’puthen.

Por përveç këtyre emrave të njohur për publikun, një nga personazhet që mori vëmendje në ditëlindjen e Borës është edhe ish partneri i saj Vin Veli me të cilin e ka djalin.

Vini ishte dj i mbrëmjes ku po argëtohej mjaft shumë në ditëlindjen e ish partneres, duke treguar se mes tyre s’ka pasur vend për hatërmbetje.

Kujtojmë se romanca e tyre e dashurisë përfundoi pesë vite më parë./Lajmi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button