Lajme

Buzhala: Mërgimtarët nga Zvicra pos frangave, do të sjellin në Kosovë edhe …

Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it, ka thënë se në Kosovë po vijnë mërgimtarë të shumtë nga Zvicra. Ky vend, sipas tij, është në kulmin e pandemisë së Koronavirusit.

E siç ka thënë Buzhala, pos kontributit me para, mërgimtarët në Kosovë, do ta sjellin edhe Covid-19.

Reagimi i tij në Facebook:

Zvicra në kulmin e pandemisë, e në Kosovë po vijnë tashmë mijëra mërgimtarë nga atje. Po get pos frangave kanë me na pru edhe do virus shtesë. Nejse, edhe Maqedonia është në kulm të infektimeve. Po i hapim dyert edhe me ta edhe po t’ia nisim valës së tretë kadal dale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button