Lajme

Ç’do të ndodhë nëse do të ketë një valë të dytë të koronavirusit? Përgjigjet Pipero

Ekspertët e shëndetësisë kanë paralajmëruar ditët se bota mund të përballet me një valë të dytë të shpërthimit të koronavirusit, e cila mund të godasë gjatë muajit shtator.

Mirëpo, pyetja që gjithësecili mund të ngrejë në këtë rast është se çfarë do të ndodhte nëse ky skenar do realizohej?

Kësaj pyetje i është përgjigjur mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero, i cili tha se një valë e dytë nuk do të jetë e këtij niveli që kaluam.

Ai theksoi se do të kemi më shumë eksperiencë, ndërsa shtoi se duhet të kuptojmë distancimi fizik është më i rëndësishëm se izolimi.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Pipero tha:

Nëse do të ketë një valë të dytë natyrisht që do të duhet t’u rikthehemi disa masave, por natyrisht nuk do të jenë të këtij niveli që kaluam. Do të kemi më shumë eksperiencë. Ne avash avash po kuptojmë që është i rëndësishëm distancimi fizik, jo izolimi.

Back to top button