Lajme

Çfarë po fshihet prapa deklaratës së Shkëlzen Gashit, zbulohet se çka po përgatitet për Kosovën

Ish-këshilltari i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit – Shkëlzen Gashi, ditë më parë ka qenë i ftuar në një nga televzionet e Kosovës, bëri jehonë me një deklaratë i cili përfsiu të gjithë opinonin duke ardhur deri tek shkarkimi i tij nga detyra,

Gashi u shkarkua nga pozita e këshilltarit politik pas deklaratave të tij për UÇK-në, ku tha se pjesëtarë të saj dyshohet se kanë kryer krime lufte, dhe se janë përgjegjës për zhdukjen e rreth 1 mijë civilëve.

Një deklaratë e tillë ka shkaktuar debat të ashpër në opinion, përfshirë edhe nga vetë akterë të Vetëvendosjes të cilët kërkuan shkarkimin e Gashit.
Në lidhje me këtë Profesori universitar, Enver Bytyçi, u shpreh që u ngritën kundër kësaj deklarate të gjithë politikanët dhe njerëz të tjerë të politikës dhe nxituan ta linçojnë zotin Gashi, deri në atë masë sa edhe ta murosin.

Profesori parashtron një pyetje analizë për reagimin e politikanëve duke i veçuar tri prapavija të këtyre reagimëve.
“Kam ndjekur vërtet me shqetësim deklaratat kundër një pohimi të Shkëlzen Gashit, ish-këshilltar i kryeministrit Kurti. Në një intervistë televizive Gashi tha se individë me uniformë, madje me pozitë të lartë në UÇK kanë kryer krime kundër civilëve, përfshirë serbë dhe shqiptarë. U ngritën kundër kësaj deklarate të gjithë politikanët dhe njerëz të tjerë të politikës dhe nxituan ta linçojnë zotin Gashi, deri në atë masë sa edhe ta murosin. Nuk them se duhej ose jo kritikuar ai për korrektësinë ose jokorrektësinë e deklaratës së tij. Por politizimi i skajshëm i saj krijoi një shije të idhët në mendjet e hapura dhe të ftohta: Fushata e linçimit hedh disa dyshime të logjikshme”.

“Pra nëse shtrojmë një pyetje analizë për reagimin e një sërë politikanësh dhe krerë të veteranëve të lidhur me politikën se cila është prapavija e këtyre reagimeve, atëherë veçojmë se:

1. Duhet të lexojmë deklaratën e Baton Haxhiut, në të cilën ai pohon se në marrëveshjen me Serbinë duhet të përfshihet një marrëveshje për faljen e të gjitha krimeve bashkë me çbërjen e Gjykatës Speciale në Hagë. Fushata denigruese ndaj Shkëlzen Gashit është orkestrim i shtabit serb në Prishtinë për ta paraqit këtë marrëveshje si akt historik, me qëllim që publiku të mos surprizohet dhe të mos reagojë nga klauzola e ndryshimit të kufijve, shkëmbimit të territoreve dhe ndarjes së Kosovës. Ndaj u shfrytëzua deklarata e zotit Gashi për të përgatit opinionin për një operacion territorial të Kosovës.

2. Në këto reagime dallohet lehtë përpjekja e të dyshuarve për krime lufte e të akuzuar nga Gjykata Speciale për ta njësuar veten e tyre me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Jo pa qëllim deklarata e zotit Gashi manipulohet, duke e paraqit atë si deklaratë të drejtuar kundër UÇK-së. Kjo psikozë është tipike për sistemet totalitare bolshevike. Po u akuzua lideri i UÇK-së, atëherë akuzohet UÇK. Pra funksionon ideologjia e Majakovskit, sipas të cilit “Partia është Lenini dhe Lenini është partia”! UÇK qenka Hashimi dhe Hashimi qenka UÇK?! Paradoks!

3. Frika më e madhe e atyre që shfaqen të shqetësuar nga deklarata e Shkëlzen Gashit ka të bëjë me krimet e pasluftës. Ndaj dhe Hashim Thaçi është investuar për ndryshimin e kufijve me kusht zhbërjen e Gjykatës Speciale. Si është e mundur që mbi 200 vrasje politike që i takojnë polikanëve dhe aktivistëve të LDK-së nuk ka asnjëra prej tyre një autor të caktuar! Është fenomen unik ky në këto kohë. Me qëllim që të shkohet drejt varrosjes së përgjithmonëshme të hetimeve për këto krime regjizorët e tipit Baton Haxhiu organizuan fushatën linçuese ndaj zotit Gashi. Ndërkaq vetë Gashi në një sqarim shtesë të deklaratës fillestare thotë se ai nuk ka shprehur dhe nuk shpreh asnjë reserve për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithçka ka të bëjë me elementë të caktuar në UÇK, të cilët kanë urdhëruar ose kanë kryer krime kundër civilëve gjatë dhe mas luftës”.

Më tej, Bytyçi shprehët që gjatë luftës në adresë të elementit politik shqiptar sidomos në LDK duhen hetuar deri në fund. Edhe nëse familjet e dëshmorëve bien dakord për arsye të ndryshme që këto krime të falen, shoqëria e Kosovës ka nevojë të çlirohet nga krimi, duke përmendur edhe deklaratat e idealistëve të Thaçit.

“Në gjykimin tim krimet politike të pasluftës, por edhe gjatë luftës në adresë të elementit politik shqiptar sidomos në LDK duhen hetuar deri në fund. Edhe nëse familjet e dëshmorëve bien dakord për arsye të ndryshme që këto krime të falen, shoqëria e Kosovës ka nevojë të çlirohet nga krimi. Kjo do të ndodh vetëm atëherë kur vendoset drejtësia dhe kriminelët shkojnë prapa hekurave. Në këtë kuptim vlerësoj se shoqërinë e Kosovës e çlorin nga kjo histori tragjike më shumë deklarata e Shkëlzen Gashit, sesa reagimet dogmatike të idealistëve ose lëpirësve të Hashim Thaçit të kyçur në shtabin e propagandas së Baton Haxhiut”.

Në fund, Profesori, shprehët që Kurti i gjendur përballë kësaj furie e shkarkoi zotin Gashi mirëpo që pavarësisht kësaj nuk duhet që të i lëm ata që vranë kundërshtarët politikë të vrasin edhe vetë Kosovën.

“Kryeministri Kurti i gjendur përballë gjithë kësaj furie reagoi dhe e shkarkoi zotin Gashi nga detyra e këshilltarit të tij. Ai me këtë bën kalkulimet e veta politike. Por e vërteta duhet zbuluar dhe të vërtetës nuk mund t’I iket me kompromise në dëm të interesave dhe territorit të Kosovës. Mos i lini ata që vranë kundërshtarët politikë të vrasin edhe vetë Kosovën”, përfundoi Bytyçi.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button