Lajme

Çfarë po ndodh? Kina bën gati për 6 ditë një tjetër spital

Rritja e rasteve të reja me koronavirusi ka detyruar autoritetet në Kinë të ndërtojnë një tjetër spital për të pritur personat e prekur me virusin e ri, nga frika e përhapjes së një vale të re të pandemisë.

Spitali në fjalë është ndërtuar pikërisht në zonën pranë kufirit me Rusinë, nga e cila importohen dhe shumica e rasteve me Covid-19 në Kinë.

Punëtorëve iu deshën 6 ditë për të konvertuar një godinë 13 katëshe në një spital për pacient me koronavirusi pa simptoma. Spitali i ri është vendosur në Suifenhe, 27 km larg kufirit me Rusinë dhe ka një kapacitet prej 580 shtretërish.

Rusia tashmë është kthyer në një problem për Kinën pasi rastet më të shumta me persona të infektuar vijnë pikërisht nga ky vend.

Burimi

Back to top button