Lajme

Challandes zbulon a do të vazhdoj me Kosovën pas humbjes nga Maqedonia Veriore

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur pas humbjes së Kosovës nga Maqedonia Veriore me rezultat 2-1, në kuadër të gjysmëfinales së “Play-Offit” të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

I pyetur se a është i duhuri për të vazhduar me ‘Dardanët’ tekniku zviceran ka dhënë përgjigje të prerë, duke treguar kështu për të ardhmen e tij tek Kosova.

“A jeni i duhuri për të vazhduar me Kosovën? Po, definitivisht. Në fillim kam thënë se kemi gjasa për play-off dhe askush nuk më ka besuar. Ju lutem mos harroni, nuk ishte e lehtë për skuadrën tonë dhe unë jam shumë i zhgënjyer dhe e marr gjithë përgjegjësinë, unë jam trajneri. Kam pasur shumë kënaqësi gjatë rrugës me këtë ekip, jam pjesë e këtij ekipi dhe jam i gatshëm për të ardhmen, s’kam asnjë dyshim” është shprehur Challandes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button