Lajme

Çka ndodhë nëse sot gjatë ditës dorëhiqet, Vjosa Osmani

Pas dekretimit të Avdullah Hotit si mandatar për të krijuar Qeverinë u tha që mbledhja e Kuvendit për këtë gjë do të bëhet të shtunën.

E të premten, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani thirri një konferencë për media, shkruan gazeta inFokus.

Formimin e Qeverisë së re ani se udhëhiqet nga partia e saj, Osmani e ka cilësuar si devijim të vullnetit të qytetarëve.

Por, çka ndodhë, nëse Osmani në këtë konferencë për media, jep dorëheqje nga posti i kryetarës së kuvendit.

Në rregulloren e Kuvendit të Kosovës, përkatësisht Nenin 14, pikën 3 përmendet se çka ndodhë në këso raste, shkruan gazeta inFokus.

“Kryetari i Kuvendit mund t’ia paraqesë dorëheqjen Kuvendit. Aktin e dorëheqjes me shkrim ia dorëzon paraprakisht Kryesisë së Kuvendit. Pas miratimit të dorëheqjes, partia politike ose koalicioni, që e ka emëruar Kryetarin e mëparshëm të Kuvendit propozon kandidat të ri për kryetar”, thuhet në rregullore.

Ndërsa, derisa me ligj posti i kryekuvendarit i takon partisë fituese, por që me marrëveshje mes partive e ka marrë LDK, atë e ka emëruar Vetëvendosje.

Andaj, në këtë rast, do t’i takoj Vetëvendosjes që të propozoj kandidatin e ri për kryetar të Kuvendit.

Burimi

Back to top button