Lajme

Çka po ndodh kështu? Shtyhet sërisht hapja e kufirit me Greqinë

Çka po ndodh kështu? Shtyhet sërisht hapja e kufirit me Greqinë

Nuk është 1 korriku, shtyhet sërisht hapja e kufirit me Greqinë
Greqia ka vendosur që të shtyjë për disa ditë hapjen e kufijve tokësorë me Shqipërinë. Lajmi është bërë i ditur nga zv.ministri grek i Mbrojtjes Civile, Nikos Kardhalias.
Sipas Kardhalias, ende nuk janë gati kushtet për hapjen e kufijve me Shqipërinë, pasi siç tha ai, ka një rritje të ndjeshme të shifrave të të infektuarve me Co vid-19 në vendin tonë.

Kardhalias vizitoi zonën e Janinës, ku pa nga afër situatën në aeroport. Ai deklaroi se hapja e kufijve me Shqipërinë është një vendim që duhet shtyrë. Madje gjatë orëve në vazhdim, do të ketë edhe një njoftim zyrtar të Athinës, e cila sheh me shqetësim situatën në kufijtë e saj me Shqipërinë.

Edhe pse gati prej dy muajsh që janë hapur kufijtë mes Greqisë dhe Shqipërisë për të gjithë kategoritë e qytetarëve, përveç turistëve dhe deri tani nuk është evidentuar as edhe një rast i vetëm me Co vid-19 i mbërritur nga vendi ynë, duket se situata ne Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut është në limitet e saj, ndaj dhe autoritetet greke i druhen një vale të re Co vid-i në vend.

Ende nuk ka një datë se kur do të hapen kufijtë për turistët, por besohet se datat 7 ose 15 korrik do të jenë më të mundshmet, kuptohet, nëse situata në vendin tonë do të jetë në rënie të rasteve të infektuara.

Përjashtim do të bëjnë dogana e Promakonës në kufirin me Bullgarinë, prej nga ku lejohen të hyjnë ne vend, përveç shtetasve europianë, edhe qytetarët serbë, për të cilët u vendos të hapen kufijtë mbas një komunikimi mes Kryeministrit grek Mitcokaqis dhe homologes se tij serbe

Source link

Back to top button