Lajme

“Çmendet” i riu shqiptar, i shkon në shtëpi një gruaje dhe e sulmon seksualisht

Një i ri shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet se ka dhunuar seksualisht një grua.

28-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, shkoi në shtëpinë e gruas që ra viktimë e tij, me arsyetimin se do t’i jepte lamtumirën, duke e ftuar të pinin një kafe, pasi ishin të njohur.

Mirëpo, i riu shqiptar nisi ta sulmonte seksualisht gruan, duke e prekur atë në vendet intime, në tentativë për ta përdhunuar.

Falë ndihmë së djalit të saj, i cili ndërhyri për të mbrojtur nënën, gruaja me origjinë të huaj mundi t’i shpëtonte agresionit të shqiptarit.

28-vjeçari mori një thikë dhe kërcënoi me vdekje nënë e bir nëse do ta denonconin dhe më pas u largua.

Gruaja u shoqërua në spital, ku mjekët konstatuan shenja dhune në pjesë të ndryshme të trupit, të cilat ishin shkaktuar nga sulmi i shqiptarit.

I riu shqiptar u gjurmua dhe ndalua nga policia. Autoriteti gjyqësor urdhëroi transferimin e tij në burg në Ragusa.

Foto Ilustruese

Burimi

Back to top button