Lajme

“Çmendet” shqiptari, qëllon me armë dhe thikë gruan brenda në makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku protagonist është bërë një 48-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave italiane, shqiptari ka ka sulmuar me armë zjarri dhe thikë gruan e tij, duke e lënë të plagosur.

Ngjarja është regjistruar ditën e djeshme në Melnate, Varese brenda makinës së çiftit, ndërsa gruaja 42-vjeçare, e cila gjithashtu ishte me origjinë shqiptare, mori një plumb në fytyrë dhe u godit me thikë në gjoks.

Ndërhyrja e disa kalimtarëve të rastësishëm bëri të mundur ndalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, i cili mund të kishte rezultuar fatal për 42-vjeçaren. Ata e neutralizuan burrin shqiptar derisa mbërritën forcat e policisë, që bënë të mundur arrestimin e tij.

Gruaja u dërgua me urgjencë në spital dhe për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se gjithçka ka ndodhur për motive xhelozie, ndërsa 48-vjeçari shqiptar u dërgua në qeli.

Burimi

Back to top button