Lajme

Covid-19, flet mjeku shqiptar: Ja arsyeja pse Gjermania ka një numër më të ulët të vdekjeve

Mjeku Ermal Xhaho ndërsa ka folur për situatën në të cilën ndodhemi për shkak të Covid-19 është ndalur fillimisht në Gjermani, vendin ku ai jeton, që po ashtu është i prekur nga pandemia, por ka vdekshmërinë më të ulët.

Duke arsyetuar këtë fakt se pse ka numër më të ulët të vdekjeve atje, ai shprehet se kjo shpjegohet, me arsyetimin se në Gjermani nisi shumë herë testimi masiv dhe kjo ndikon në ndalimin dhe përhapjen e virusit.

“Është shifër relativisht e vogël. Testimi agresiv është një masë e mirë parandaluese e vërtetuar, ndaj edhe Gjermania e ka fokusin shumë të lartë te kjo pjesë. Këtu shmangen infektimet e reja.

Pra një person që diagnostikohet në fazën e hershme pa pasur simptoma duke qenë se ka qenë në kontakt me dikë tjetër, ose në simptoma të lehta mund të testohet, mund të shmangë edhe testimin e shumë personave të tjerë. Kapja në fazë të hershme do të thotë edhe ndalimin e infektimeve, sidomos edhe në mosha të larta.

Masat e rrepta për moshat e larta janë dhënë që në moshat e hershme. Interesante është tani që nga data 27 mars ka filluar edhe testimi i antitrupave në gjak. Me anë të testit serologjik zbulohen edhe pacientët që e kanë kaluar sëmundjen dhe nuk kanë qenë në dijeni.

Pra pacientë që janë për njëfarë kohe imun ndaj kësaj sëmundje. Në bazë të këtij testi do të zhvillohet edhe një studim prej 15000 pacientësh, duke vlerësuar edhe imunitetin e popullsisë”, u shpreh ai për ABC-ja e Mëngjesit.

Burimi

Back to top button