Lajme

Ç’po ndodh në SHBA? Shkon në mbi 75 mijë numri i viktimave nga Covid-19

Numri i fataliteteve nga koronavirusi në SHBA është rritur në mënyrë të frikshme, duke tejkaluar shifrën e 75 mijë vdekjeve.

Gjatë tre dy javëve të fundit, numri mesatar i vdekjeve ditore nga Covid-19 në SHBA ka qenë mbi 2000, megjithë përpjekjet e bëra për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Kjo shifër përben numrin më të lartë se çdo fatkeqësi nga gripi sezonal në SHBA, e cila krahasohet me 10 vitet e para të epidemisë së AIDS, nga viti 1981 deri në 1991.

Rastet e konfirmuara të koronavirusit në SHBA kanë tejkaluar shifrën 1.25 milion, ndërsa infeksionet e reja vijojnë të rriten me shpejtësi në shumë shtete federale, duke përfshirë këtu Illinois, Maryland, Minnesota, Tennessee, Texas, Virginia dhe Wisconsin.

New York dhe New Jersey, të cilat janë dy shtetet federale me numrin më të madh të rasteve, kanë përjetuar rënie të infeksioneve të reja në javët e fundit.

Disa ekspertë të shëndetite kanë parashikuar se se mund të ketë një tjetër rritje të numrit të vdekjeve nga koronavirusi në SHBA, pasi autoritetet po heqin urdhrat e qëndrimit në shtëpi dhe amerikanët po nisin të hanë jashtë në restorante dhe u janë rikthyer palestrave.

Një studim i kryer nga Universiteti i Uashingtonit ka parashikuar që numri i vdekjeve nga koronavirusi në SHBA mund të arrijë në mbi 134 mijë deri në 4 gusht.

Ndërsa një parashikim i brendshëm i administratës Trump parashikoi një rritje të vdekjeve ditore deri në 3 mijë njerëz në fund të majit.

Shtetet federale mezi po presin të rihapen për shkak të rritjes së papunësisë. Deri më tani mbi 33.5 milionë amerikanë kanë mbetur të papunë, shifër kjo që përbën 22.1% të popullsisë në moshë pune.

Gati 3.2 milion punëtorë të pushuar nga puna aplikuan për ndihmë ekonomike si të papunë vetëm gjatë javës së kaluar.

Rritja e numrit të vdekjeve në mbi 75 mijë erdhi në një kohë kur Trump lavdëroi një guvernator republikan për heqjen e masave kufizuese.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button