Lajme

Çun Lajqi i reagon ashpër Memli Krasniqit: Je tue rrejtë sa ç’je i randë, por kjo asht fytyra juaj e lëkura, që e ndrroni si gjarpri i juaj

Çun Lajqi ka reaguar ashpër në lidhje me deklarat e fundit të bëra nga deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai përmes një shkrimi ka thënë se Memli Krasniqi është duke gënjyer.

“E din ti mirë kur asht cenua sovraniteti, sepse 20 vjet ke sundua, herë ti herë Mustafa, herë bashkë me Ramushin, dhe i keni legjitimua mjekët e ilaçet n’Kosovë, edhe xhandarmarinë e dinarin serb! Edhe shqiptarët i keni çua e po i çoni m’u sherua n’Beograd!”, ka shkruar Lajqi në Facebook.

Postimi në Facebook:

A keni marre more!

O pasha bukën, more Memli Krasniqi, s’po ta mbroj Albinin për asni fije

– Por ti je tue rrejtë sa ç’je i randë!

E din ti mirë kur asht cenua sovraniteti, sepse 20 vjet ke sundua, herë ti herë Mustafa, herë bashkë me Ramushin, dhe i keni legjitimua mjekët e ilaçet n’Kosovë, edhe xhandarmarinë e dinarin serb! Edhe shqiptarët i keni çua e po i çoni m’u sherua n’Beograd!

Por kjo asht fytyra juej e lëkura, që e ndrroni si gjarpëri i juej!

Ne pare s’kem si ju, por sy të këthjellët e zemra t’bardha e mendje të shëndoshë, po!

Çuditem qyshë s’iu vjen marre me rrejtë!

Nuk u cenuaka sovraniteti tue pi raki me Viça e Viça n’zyrat tueja, ( që po shpërndahen n’fb çdo ditë) t’kërkuem për krime, veç me teste për Convid 19

Ani flisni Ju, që iu falshi traktora serbve, veç mos thotë bota se nuk po i duam, e paske dashtë mos me ua lanë testet n’kohë virusi komunitetit serb

Po a keni marre bre!

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button