Lajme

Daka: Presidentja përmbushi kërcënimin, më shkarkoi me vendim jokushtetues dhe qesharak

Kryetarja e shkarkuar e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se vendimi i Presidentes për shkarkim, është vendim jokushtetues, jo ligjor dhe për më tepër qesharak.

“Dje me vendimin e saj, presidentja e Kosovës ka përmbushur kërcënimin dhe premtimin për shkarkimin tim. Ky është një vendim jokushtetues dhe i pambështetur në ligj. Vendimi për shkarkimin tim, është i paligjshëm, kontradiktor dhe qesharak. Të akuzohem për mospunë dhe vendime kolegjiale, është vendim i porositur. Ky vendim ishte i përgatitur më herët”, ka thënë Daka, përcjell Periskopi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button