Lajme

Dalin rezultatet e 40 personave-kontakte të të infektuarve në Prishtinë

I pari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka treguar se 40 kontaktet e 20 personave pozitiv me Koronavirus kanë dalë negativ, shkruan Ballkani.info

“Lajm i mirë: Pas intervistimit të 20 të infektuarëve në Prishtinë, sot janë testuar rreth 40 kontakte të tyre. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative. Vazhdoni me qëndru në shtëpi! #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti.

Kujtojmë se pas këtyre 20 rasteve që rezultuan mbrëmë pozitiv, Komuna e Prishtinë është futur në karantinë.

Burimi

Back to top button