Lajme

Daut Haradinaj: Edhe me mi ngjallë vëllezërit, s’ja kisha pranu ndihmën Serbisë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj, ka thënë se do t’i refuzonte ndihmat e Serbisë sikur edhe t’ia ngjallnin vëllezërit e vrarë në kohën e luftës.

Ky reagimi i deputetit të AAK’së erdhi pasi Qeveria e shkarkuar pranoi nga Serbia një mijë teste për koronavirus.

“Edhe me mi ngjallë vëllezërit s’ja kisha pranu ndihmën Serbisë. Vrasje e masakra që ndodhën ndër vite, s’guxojmë t’i kalojmë”, ka shkruar Haradinaj, në një reagim në FB.

Ai ka thënë se po i vjen inati se si Mali i Zi kishte refuzuar ndihmat serbe kurse Kosova i ka pranuar.

“Inati po m’vjen që malazezët refuzuan e Kosova e pranon ndihmën e gjakatarëve!”, ka shkruar Haradinaj.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button